• e premte, 05 korrik 2024

Guardiola: Jetuam një kohë të gjatë duke menduar se ishim të pamposhtur dhe papritmas nuk mund të fitojmë

Guardiola: Jetuam një kohë të gjatë duke menduar se ishim të pamposhtur dhe papritmas nuk mund të fitojmë

 Mançester, 9 dhjetor 2023 (MIA)   -  Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, konsideron se atij dhe ekipit të i tij i nevojitet një lëvizje.

 "Në momente të tilla jam pozitiv, mendërisht jam i fortë. Si trajner, ndonjëherë kam nevojë për këtë. Më duhet kjo sfidë. Mendoj se është mirë për të gjithë. Një kohë të gjatë kemi jetuar me mendimin se sa të mirë. Tani duhet të themi: "Djema, e gjithë kjo është e tmerrshme, e tmerrshme. Ishim të pamposhtur dhe papritmas nuk mund të fitojmë asnjë ndeshje të vetme. Ndoshta mbi të gjitha më duhet një sfidë - të dëshmoj se jam një trajner i mirë. Dhe është një sfidë e mirë për lojtarët", tha Guardiola.

"Qytetarët" pas xhiros së 15-të,  janë në vendin e 4-të të tabelës me 30 pikë, gjashtë më pak se lideri Arsenal.

 Mançester Siti newsër do ta presë Lutonin në një përpjekje që ta ndërpresë serinë prej katër ndeshjeve  pa fitore në Premier Ligën angleze.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR