Grupi për të drejtat e njeriut: Aeroplanët izraelitë kanë hedhur tre bomba të prodhimit amerikan në Kan Junis, duke ngujuar 20 tenda
- Armata izraelite ka shfrytëzuar bomba të mëdha, të porositura nga SHBA-ja, dhe me të cilat goditën "zonën humanitare të sigurisë" në pjesën jugore të Rripit të Gazës, duke ngujuar 20 tenda dhe njerëzit në të, njoftoi grupi për të drejtat e njeriut me seli në Gjenevë, raporton Anadolia.
Gjenevë, 10 shtator 2024 (MIA) - Armata izraelite ka shfrytëzuar bomba të mëdha, të porositura nga SHBA-ja, dhe me të cilat goditën "zonën humanitare të sigurisë" në pjesën jugore të Rripit të Gazës, duke ngujuar 20 tenda dhe njerëzit në të, njoftoi grupi për të drejtat e njeriut me seli në Gjenevë, raporton Anadolia.
Të paktën 40 persona u vranë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar në sulmet ajrore izraelite herët në mëngjes në kampin me tenda në Kan Junis, rajoni Al Mavaski, të cilin Izraeli më herët e regjistroi si "zonë humanitare" për civilët e zhvendosur në Gazë.
Mbrojtjta civile në Gazë njoftoi se raketat izraelite kanë krijuar kratere deri nëntë metra të thella në atë zonë.
Monitori euro-mesdhetar për të drejtat e njeriut njoftoi se aeroplanët ushtarakë izraelitë kanë hedhur tre bomba MK-84 të prodhimit amerikan, me peshë prej 900 kilogramë, në kampin me tenda në Al-Mavasi në mesnatë, derisa civilët ishin në gjum.
Disa media njoftuan se SHBA-ja në vitin 2023 dhe 2024 ka dërguar në Izrael mbi 14.000 bomba MK-84. qa/bsh/
Foto: EPA