Grumbullohen 10.000 nënshkrime për Pendarovskin
- Në një kohë rekorde, për pesë orë jo të plota, janë grumbulluar 10.000 nënshkrime të qytetarëve për mbështetjen e kandidaturës për mandatin e dytë të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski.
- Post By Sara Ademi
- 13:17, 3 mars, 2024

Shkup, 3 mars 2024 (MIA) - Në një kohë rekorde, për pesë orë jo të plota, janë grumbulluar 10.000 nënshkrime të qytetarëve për mbështetjen e kandidaturës për mandatin e dytë të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski.
"Grumbullimi i nënshkrimeve filloi sot, 3 mars në orën 08:00, në territorin e gjithë shtetit dhe për pesë orë jo të plota u grumbulluan 10.000 nënshkrime të qytetarëve që nevojiten për mbështetjen e kandidaturës për president", kumtuan nga kabineti i Pendarovskit.
Në kumtesë theksohet se vazhdon grumbullimi i nënshkrimeve edhe në orët dhe ditët në vijim. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s