• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grubi: Votat e BDI-së në rrethin e dytë do të shkojnë për atë parti, e cila do të angazhohet që presidenti i shtetit të zgjedhet në Kuvend

Grubi: Votat e BDI-së në rrethin e dytë do të shkojnë për atë parti, e cila do të angazhohet që presidenti i shtetit të zgjedhet në Kuvend

Shkup, 14 prill 2024 (MIA) - Presidenti i shtetit në të ardhmen të zgjedhet në Kuvend, ky është kushti që të merren votat e BDI-së në rrethin e dytë pas përfundimit të zgjedhjeve presidneciale, thotë zëvendës krymeinistri për koordinim të çështjeve politike të resoreve dhe ministër i Sistemit Politik, Artan Grubi.

Në intervistën e djeshme në TV Sitel, duke iu përgjigjur pyetjes se kujt BDI-ja do t'ia jepte votat në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale nëse kandidati i tyre Bujar Osmani nuk kalon në rrethin e dytë, tha se do të jetë ajo parti politike, e cila do të angazhohet që presidenti i shtetit në të ardhmen të zgjedhet në Kuvend.

Grubi në pyetjen nëse në këtë moment BDI është më afër koalicionimit me VMRO-DPMNE-në apo me LSDM-në, tha se në aspekt të sotëm, ata janë më së afërmi me koalicion me popullin.

Lidhur me kombinatorikat eventuale për koalicionim pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, Grubi tha se BDI-ja, së bashku me Frontin Evropian, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare synon të fitojë 20 vende të deputetëve. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR