• e diel, 22 dhjetor 2024

Grubi: Qeveria ka ndarë 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Grubi: Qeveria ka ndarë 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg
Shkup, 6 prill 2023 (MIA) - Qeveria tashmë i ka ndarë 3 milion euro, nga gjithsej 6 milion euro vlerë, qytetit të Shkupit për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, ose siç njihet gjërësisht "Rruga për Kosovë" (në Vizbeg), deri tek qarkorja e Shkupit, ka shkruar sot në profilin e tij në Fejsbuk zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Artan Grubi. 
 
Ai informoi se në bashkëbisedim dhe bashkëpunim me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, e cila është kompetente për realizimin e projektit, i kanë filluar  përgatitjet e fundit administrative në Qeveri dhe në Ministrinë e Transportit, për, siç potencoi, të fillojë dhe të përfundojë kjo arterie e rëndësishme e trafikut për qytetin. ar/
 
 Foto/Faqja e Fejsbukut të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për Sistem Politik dhe marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Artan Grubi
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR