Grubi: Nuk e shoh veten dhe e di që nuk do të jem kryeministri i ardhshëm
- Nuk e shoh veten si kryeministër i ardhshëm, nuk besoj se jam kryeministri i ardhshëm dhe në fakt e di që nuk jam kryeministri i ardhshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi Zëvendëskryeministri dhe ministri i Sistemit Politik, Artan Grubi në deklaratën e sotme për mediat.

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Nuk e shoh veten si kryeministër i ardhshëm, nuk besoj se jam kryeministri i ardhshëm dhe në fakt e di që nuk jam kryeministri i ardhshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi Zëvendëskryeministri dhe ministri i Sistemit Politik, Artan Grubi në deklaratën e sotme për mediat.
I pyetur se kush do të jetë në të vërtetë kryeministri i ardhshëm, Grubi tha se sipas marrëveshjes së koalicionit, kryeministrin e ardhshëm duhet ta propozojë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa beson, siç tha, se të gjithë deputetët do ta mbështesin kandidatin ose kandidaten e ardhshme. ls/
Foto: MIA