• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grubi: Mekanizimi për ndërtimin e Korridorit 8 është rrugës drejt vendit tonë

Grubi: Mekanizimi për ndërtimin e Korridorit 8 është rrugës drejt vendit tonë

Tetovë, 6 shtator 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nga Tetova paralajmëroi se mekanizimi i cili do të punojë në ndërtimin e autostradave të parapara në Korridorin 8 është rrugës drejt vendit tonë. Pasi që në fillim të qershorit u shënua fillimi i hulumtimeve gjeomekanike të truallit për ndërtim në autostradën Tetovë-Gostivar, tani sipas ministrave qeveritarë do të fillohet edhe me punët ndërtimore.

"Më datën 12 fillojnë aktivitetet ndërtimore mbi fshatin Debresht, ndërsa deri më tani projektimi shkon në formë të shkëlqyeshme nga ana e konzorciumit 'Behtel dhe ENka' dhe tek të gjitha kompanitë të cilat janë të angazhuara. Ata tashmë kanë blerë pjeës të madhe të mekanizimit i cili është rrugës drejt vendit tonë dhe tashmë siç po shihni, punët ndërtimore po bëhen çdokund, do të vazhdojnë edhe me Korridorin 8, me minimin e malit mbi Debresht, dhe në transferin e tërë atij materiali, në autostradën e re Tettovë dhe Gostivar që po ndërtohet", infromoi zëvndëskryeministri i parë, Artan Grubi sot pas kontrollit të cilin e bënë funksionarët qeveritarë me rastin e ripërtëritjes së autostradës Shkup-Tetovë, gjithashtu pjesë e Korridorit 8.

Në pyetjen e gazetarëve se kur mund të pritet përfundimi i autostradës nga Ohri deri në Kërçovë, minsitri Bllagoj Boçvarski është i qëndrimit se për të gjitha rrugët të cilat janë filluar do të bëhen përpjekje maksimale për t'u përfunduar.

Funksionarët qeveritarë informuan se përmes panaireve për punësim vazhdojnë të punësohen punëtorë për ndërtimin e Korridorit 8.

Sipas drejtorit të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi në një pjesë të Korridorit 8 pritet të bëhet edhe rreth rrotullimi për Tetovën.

Njëherit, sipas Rrustemit, këto ditë do të fillojë regjimi i jashtëzakonshëm i komunikacionit për shkak të aktiviteteve ndërtimore për modernizimin e dy taksave rrugore mes Shkupit dhe Tetovës, Gllumovës dhe Zhelinës, pas çka për gjashtë muaj do të ketë mundësi për pagesë elektronike. ab/

Foto: Ministria e transportit dhe Lidhjeve

QËNDRONI TË LIDHUR