• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grizman u kërkoi falje tifozëve të Atletikos për kalimin tek Barcelona në vitin 2019

Grizman u kërkoi falje tifozëve të Atletikos për kalimin tek Barcelona në vitin 2019
Madrid, 16 tetor 2022 (MIA) – Sulmuesi i Atletiko Madridit, Antoa Grizman pas fitores në ndeshjen e xhiros së 9-të të La Ligës me Athletikon (1:0), u kërkoi falje tifozëve të klubit madrilen për kalimin në Barcelonë në vitin 2019. "I gjithë ekipi bëri punë të mrekullueshme. Ne vrapuam së bashku, sulmuam, vepruam si ekip. Kemi kaluar shumë sfida, por të fitosh në fund është ndjenja më e mirë. Jam i lumtur sepse fëmijët e mi do të pyesin nëse kam shënuar gol dhe unë mund të them po. Më vjen mirë që nënshkroa një kontratë me Atletikon dhe u bëra një lojtar i plotë i këtij klubi. Por unë do të doja të kërkoja falje. Dua t'u kërkoj falje tifozëve për dëmin që mund t'u kem shkaktuar tre vjet më parë kur u transferova te Barcelona. Por mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të tregoj më të mirën time në fushë. Jemi në rrugën e duhur", tha Grizman. Më 10 tetor, shërbimi për shtyp i Atletikos njoftoi se klubi kishte blerë të drejtat e Grizman nga Barcelona. Kontrata e re e sulmuesit me klubin madrilen është deri në verën e vitit 2026. Nga viti 2021, futbollisti francez luante në formë huazimi për Atletiko Madridin. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR