• e mërkurë, 17 korrik 2024

Grindja mes Çarli Shinit dhe producentit Çak Lore ka kaluar

Grindja mes Çarli Shinit dhe producentit Çak Lore ka kaluar

 Los Anxhelos, 20 prill 2023 (MIA) – Aktori amerikan Çarli Shin, duket, se është pajtuar me producentin Çak Lore, krijuesin e “Dy burra e gjysmë” i cili e pushoi nga puna në mes të serialit kult.

Sipas pretendimeve, Shini ka marrë rol në serialin komedi të ardhshëm në përgatitje - "Si të jesh bastvënës" (How to Be a Bookie", i cili do të transmetohet nëstrim-servisin "Ejç-bi-o maks". Seriali i krijuar nga Lore, ndërsa në të cilin luan komediani Sebastian Maniskalko, u paralajmërua tetorin e kaluar dhe fillimisht do të ketë tetë episode. 

 

Sebastian Maniscalco 2018.jpg

Shini, ndryshe, ka luajtur në serialin jashtëzakonisht të popullarizuar "Dy burra e gjysmë", të cilin Lore e krijoi bashkë me Li Aronson. Komediani në atë kohë ishte një nga aktorët më të paguar televiziv, por për shkak të sjelljes së papërshtatshme të Shinit, një sërë skandalesh, zënkash me producentët dhe një luftë me varësinë, regjisori Lore vendosi ta "vrasë" personazhin e tij dhe ta largojë nga seriali. ar/

 Foto: EPA/Vikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR