• e hënë, 23 dhjetor 2024

Greva e specializantëve privat vazhdon edhe nesër

Greva e specializantëve privat vazhdon edhe nesër

Shkup, 15 prill 2024 (MIA) - Specializantët privat do të vazhdojnë me grevën e përgjithshme edhe gjatë ditës së nesërme. Siç njoftojnë nga atje, kohëzgjatja e grevës varet nga përgjigja e nesërme e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me kërkesën e specializantëve për rritjen e pagave dhe rregullimin e statusit të tyre.

"E njoftojmë opinionin se greva do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, derisa Ministria e Shëndetësisë pas seancës së nesërme të Qeverisë nuk ka dalur me njoftim dhe qëndrim zyrtarë. Në bazë të përgjigjes së Ministrisë së Shëndetësisë, specializantët privatë do të vendosin për hapat e tyre të mëtejshëm", thuhet në postimin e tyre në Fejsbuk.

Përfaqësuesit e tyre pasditen e sotme kanë pasur një takim në Qeveri me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demiri. zëvendësministren e Shëndetësisë, Maja Manoleva dhe profesor Ana Daneva Markov, këshilltarë i kryeministrit për çështje shëndetësore, të cilëve u tha se pas seancës së nesërme të qeverisë do të ketë informacion me shkrim për kërkesën për rritje të dëmshpërblimit.

Mbi 400 specializantë privatë në mëngjes filluan në grevën e përgjithshme dhe nuk i kryejnë detyrat e tyre në klinikat e Shkupit dhe spitalet tjera dhe ambulancat në mbarë vendin. Ata kërkojnë rritje të kompensimit që u paguhet, në vlerë prej 26 mijë denarë, në nivelin e pagës mesatare të mjekut në institucionin publik shëndetësor, sigurim shëndetësor, si dhe zgjidhjen e statusit që ata kanë tani me një marrëveshje në fuqi. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR