• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grevë e përgjithshme e specializantëve privatë

Grevë e përgjithshme e specializantëve privatë

Shkup, 15 prill 2024 (MIA) - Specializantët privatë kanë shpallur grevë të përgjithshme nga dita e sotme. Shkak i grevës, siç kanë bërë të ditur të enjten përmes një komtese për media, është që pavarësisht protestës së mbajtur më 27 mars dhe takimit me ministrin e Shëndetësis në Qeverinë teknike, Ilir Demiri, më 2 prill, ende nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.

"Në takimin me ministrin e Shëndetësisë, nga ai na është premtuar se kërkesat tona do të paraqiten në seancën e ardhshme të Qeverisë. Pas takimit të realizuar, i mbajtur me dy seanca të Qverisë dhe më 3 dhe 9 prill, në të cilat sipas informacioneve publike të Qeverisë, kërkesat tona nuk janë diskutuar në asnjërën prej tyre", thuhet në kumtesë.

Për shkak të kësaj, siç shohet në kumtesën, e dërguar në emër të specializantëve privatë pranë Univesitetit të shkencave të mjekësisë "Cirili dhe Metodi" dhe "Goce Dellçev" - Shtip, janë të detyruar të ndërmarrin hapa tjerë - t'i bashkohen grevës së përgjithshme prej sot. Është paralajmëruar se do të zgjasë dei në plotësimin e kërkesave të tyre.

Në klinikat e shtetit punojnë rreth 400 specializantë privatë për një tarifë mujore prej 26.000 denarëve dhe një nga kërkesat e tyre është rritja e saj në 40.000 denarë. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR