• e hënë, 23 dhjetor 2024

Greqia ka miratuar blerjen e shtatë aeroplanëve zjarrfikës nga Kanadaja

Greqia ka miratuar blerjen e shtatë aeroplanëve zjarrfikës nga Kanadaja

Athinë, 22 mars 2024 (MIA) - Greqia ka miratuar blerjen e shtatë aeroplanëve zjarrëfikës nga Kanadaja për të forcuar mbrojtjen e saj kundër zjarreve që kanë shkaktuar kaos në të gjithë vendin gjatë viteve të fundit.

Parlamenti mbrëmë ka dhënë dritë të gjelbër për blerjen e shtatë aeroplanëve zjarrfikës DHC-515 nga korporata komerciale kanadeze për 361 milionë euro.

Sipas marrëveshjes, aeroplanët patjetër duhet të dorëzohen midis vitit 2027 dhe 2030. Aeroplanët e rinj mund të mbajnë sasi më të mëdha uji për t'u hedhur në zonat e prekura sesa aeroplanët për shuarjen e zjarreve "Kanader", të cilat i ka vendi dhe që i ka përdorur për një kohë të gjatë.

Dy nga aeroplanët do të jenë pjesë e programit të BE-së - RescEU, që domethënë se Greqia mund t'i japë ato hua në vendet e tjera në bllok.

Zjarret vitet e kaluara dëmtuan dhjetëra mijëra hektarë tokë në verilindje të Greqisë dhe kanë marrë më shumë se 20 jetë. Më shumë viktima nga stuhia e zjarrit kishte në vitin 2018, kur në afërsi të Athinës humbën jetën 104 persona. rq/ fc/

Foto: Uikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR