• e premte, 22 nëntor 2024

Greqia dhe Qiproja edhe këtë verë do të lidhen me anije, vitin e kaluar me traget kanë udhëtuar mbi 7.000 udhëtarë

Greqia dhe Qiproja edhe këtë verë do të lidhen me anije, vitin e kaluar me traget kanë udhëtuar mbi 7.000 udhëtarë

 Athinë, 16 prill 2024 (MIA) - Viti i tretë me radhë, gjatë periudhës së verës do të funksionojë linja detare që e lidhë Greqinë dhe Qipron, udhëtimi me traget që zgjatë 31 orë, ndërsa vitin e kaluar, në periudhën nga fundi i muajit maj deri në shtator linjën e kanë shfrytëzuar mbi 7.000 udhëtarë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Zëvendësministrja e Çështjeve Detare të Qipros, Marina Haximanoli në konferencën e sotme njoftoi se në periudhën e fundit me traget kanë udhëtuar 7.407 udhëtarë dhe 455 manarë, ndërsa janë transportuar 2.496 automjete. 

"Nga këto shifra rezulton se lidhja e udhëtarëve detarë ka arritur qëllimin e saj, duke krijuar segment të ri të tregut turistik për këto udhëtarë të cilët duan të udhëtojnë nga dhe drejtë Qipros dhe pjesa tjetër e Evropës kontinentale me makinat dhe motorët e tyre private, duke ofruar një mënyrë alternative transporti, e cila për më shumë se dy dekada nuk ekzistonte", theksoi ministrja.

Anija do të jetë e njëjta që ka operuar në dy vitet e fundit, lundron nën flamurin e Qipros, udhëtimi zgjat 31 orë, nga Qipro do të niset nga porti i Limasolit dhe destinacioni përfundimtar është porti i Pireas në Athinë. 

 Trageti i parë do të niset më 29 maj nga Limasoli, ndërsa i fundit në fund të sezonit do të niset nga Pireas më 3 shtator.

Në mesin e qershorit të vitit 2022, pas një ndërprerjeje prej mbi 20 vitesh, u rifut linja e rregullt detare midis Greqisë dhe Qipros. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR