Greqia është zgjedhur anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë së KB-së për periudhën 2025 - 2026
- - Me mbështetjen e 182 shteteve, nga gjithsej 188 vende që votuan, Greqia sot pasdite u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për periudhën 2025 - 2026, ndërsa shefi i diplomacisë greke Jorgos Gerapetritis komentoi se "Sot është ditë historike për Greqinë", informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fitore Curri
- 20:25, 6 qershor, 2024

Athinë, 6 qershor 2024 (MIA) - Me mbështetjen e 182 shteteve, nga gjithsej 188 vende që votuan, Greqia sot pasdite u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për periudhën 2025 - 2026, ndërsa shefi i diplomacisë greke Jorgos Gerapetritis komentoi se "Sot është ditë historike për Greqinë", informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Pasi u votua kandidatura greke, Gerapetritis theksoi se tani fillon periudha e përgjegjësisë, ndërsa Greqia, pas suksesit të sotëm, në thelb ndihmon në krijimin e politikës ndërkombëtare në momente kur ekzistojnë sfida të mëdha.
Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropullu tha se zgjedhja e Greqisë është "njohje ndërkombëtare për rolin e saj stabilizues, si dhe përkushtimin e saj për zgjidhjen paqësore të kontesteve dhe respektim të plotë të të drejtave të njeriut". fc/