• e martë, 11 shkurt 2025

Gratë jo mjaftueshëm të përfaqësuara në arsimin e lartë

Gratë jo mjaftueshëm të përfaqësuara në arsimin e lartë

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Edhe pse ekziston përparim evident në përmirësimin e pjesëmarrjes së grave në arsimin e lartë, ato, megjithatë, nuk janë mjaft të përfaqësuara. Në vendet e Ballkanit Perëndimor ende përballen me paragjykime gjinore në arsim dhe në sendërtimin profesional në sfera të ndryshme, posaçërisht në ato ku tradicionalisht dominojnë burrat, si inxhinieria dhe teknologjia, u tha sot në "Mëngjesin global të grave 2025" që u mbajt në Institutin për kimi pranë Fakultetit matematikor-natyror në Shkup.

Siç u potencua, gratë nuk janë mjaft të prëfaqësuara në pozita të larta hulumtuese, ndërsa pritjet tradicionale shoqërore lidhur me familjen shpesh janë shkak që ta ndërprejnë veprimtarinë shkencore.

"Në fakultetin tim ku ligjërojmë për barazi gjinore, ende nuk ka pasur grua dekane. Me siguri ka lidhje me ne. Në shumë fakultete dominojnë gratë në numrin e të punësuarve, por jo edhe në funksionin e dekanit", tha presidentja Siljanovska Davkova para të pranishmëve.

Duke shprehur bindje se po vjen koha e grave, Siljanovska Davkova vlerësoi se ndoshta ky vit është kyç, kur shënohen tetë dekada nga formimi i KB-së.

"Tetëdhjetë vite nga KB-ja janë kohë për katarsis. Është koha për grua - sekretare të përgjithshme të KB-së dhe për përforcim të rolit të Asamblesë së përgjithshme ku dëgjohet zëri jo vetëm i shteteve të mëdha, por edhe i atyre të vogla dhe të mesme. Ta rilexojmë Heminguejin dhe të përshëndetemi me armën", porositi presidentja.

Ngjarjen "Mëngjesi global i grave 2025" e organizon Lidhja e kimistëve dhe teknologëve ë Maqedonisë me rastin e 11 shkurtit - Ditës ndërkombëtare të vajzave dhe grave në shkencë. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR