Gjykatësja e sapozgjedhur Ana Pavllovska-Daneva ka filluar t'i kryejë detyrat e punës në Gjykatën Kushtetuese
- Ana Pavllovska-Daneva sot i mori detyrat e punës si gjykatëse kushtetuese, njoftoi Gjykata Kushtetuese, e cila me zgjedhjen e saj në Parlament filloi të funksionojë në përbërje të plotë me gjithsej nëntë gjykatës.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:04, 9 shkurt, 2024

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Ana Pavllovska-Daneva sot i mori detyrat e punës si gjykatëse kushtetuese, njoftoi Gjykata Kushtetuese, e cila me zgjedhjen e saj në Parlament filloi të funksionojë në përbërje të plotë me gjithsej nëntë gjykatës.
“Përveç takimit me kryetaren e Gjykatës, Dobrilla Kacarska, gjykatësja Pavllovska-Daneva u njoh me gjykatësit dhe të punësuarit e shërbimit, pas së cilës ajo mori pjesë aktive në angazhimet dhe aktivitetet aktuale në Gjykatë”, thekson Gjykata Kushtetuese në kumtesë.
Në pajtueshmëri me Kushtetutën, mandati i Pavllovska-Daneva si gjykatëse kushtetuese zgjat nëntë vjet. qa
Foto: Arkivi i MIA-s