• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjykimi kundër Zhan Mitrevit nisi nga fillimi, për shkak të skadimit të 90 ditëve nga seanca e fundit e mbajtur

Gjykimi kundër Zhan Mitrevit nisi nga fillimi, për shkak të skadimit të 90 ditëve nga seanca e fundit e mbajtur

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Për shkak të skadimit të 90 ditëve nga seanca e fundit e mbajtur gjykimi kundër Zhan Mitrevit sot filloi përsëri.

Pas fillimit formal fillimi i fjalëve përfundimtare Gjykata mori vendim që procesi të vazhdojë më 15 nëntor me marrjen në pyetje të dëshmitarëve me propozim të prokurorisë. 

Lënda është formuar në bazë të zërave, pasi vitin e kaluar u publikua një dokumentar në të cilin thuhet se spitali privat "Zhan Mitrev" u ka paguar pacientëve shuma të mëdha të parave për hemofiltrim gjatë mjekimit nga Kovid-19, pas çka ishte formuar edhe lëndë në PTHP Shkup.

Siç informuan nga PTHP Shkup për këtë lëndë, nuk bëhet fjalë për "mashtrim të pacientëve", gjegjësisht ndërgjegjshmëri ose pandërgjegjshmëri gjatë mjekimit nuk është lëndë e kësaj vepre penale, por për mashtrim klasik, gjegjësisht fshehjen e fakteve kyçe në lidhje me hemofiltrimin, metodë për të cilën pacientët nuk ishin qartë të informuar për të gjitha efektet e saj pozitive dhe negative, me çka ata ishin hutuar, ndërsa me qëllim që të përfitojnë jashtëligjshëm. 

Procesin e udhëheq gjykatësja Lidija Petrovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR