• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjykata Supreme e Pakistanit ia ndaloi partisë së ish kryeministrit Imran Kan që të marrë pjesë në zgjedhje

Gjykata Supreme e Pakistanit ia ndaloi partisë së ish kryeministrit Imran Kan që të marrë pjesë në zgjedhje

Islamabad, 14 janar 2024 (MIA) - Gjykata Supreme e Pakistanit ia ndaloi partisë së ish kryeministrit Imran Kan që të marrë pjesë në zgjedhje dhe vendimi është goditje e rëndë për partinë e cila ende është e popullarizuar në mesin e popullit. 

Në vendimin e publikuar rreth mesnatës, Gjykata Supreme ia ndaloi partinsë së Kanit që të përdorë simbolin e partisë - shkopin e kriketit, në fletët e votimit për dështimin në mbajtjen e zgjedhjeve të detyrueshme të brendshme partiake. Vendimi nënkupton që qindra kandidatë nga Tehrik-e-Insaaf (PTI) pakistanez do të garojnë në zgjedhje si të pavarur dhe do t'u jepen simbole të ndryshme zgjedhore.

Ky veprim sipas gjitha gjasave do tua vështirësojë më shumë se 100 milionë qytetarëve me të drejtë vote që t'i gjejnë favoritët e tyre në zgjedhjet e përgjithshme të caktuara për më 8 shkurt. 

Anëtarët e partisë e dënuan vendimin. 

"Vendimi i gjykatës më të lartë edhe më shumë i ndoti këto zgjedhje të rreme", deklaroi Zulfi Buhari, funksionar i PTI dhe bashkëpunëtor i afërt i ish kryeministrit. 

Muajin e kaluar autoritetet zgjedhore e refuzuan kandidaturën e Kanit për zgjedhjet e ardhshme. Kan është në burg nga gushti, i përballur me dhjetëra akuza, nga korrupsioni deri në publikimin e korrespondencës së fshehtë diplomatike. 

Nga ana tjetër, vendimi i gjykatës më të lartë në vend javën e kaluar ia hapi rrugën ish kryeministrit Navaz Sharif që të kandidohet për mandatin e katërt rekord. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR