• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Penale: Apeli në vend se t'i kthejë në mënyrë administrative lëndët, ka mundësi ligjore, por edhe detyrim, të vendosë sipas meritave

Gjykata Penale: Apeli në vend se t'i kthejë në mënyrë administrative lëndët, ka mundësi ligjore, por edhe detyrim, të vendosë sipas meritave

Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Gjykatësit e apelit, në vend që në mënyrë administrative t'i kthejnë lëndët në dokumentim ose në rigjykim, dhe më shumë se një vit të mos veprojnë për të njëjtat, kanë mundësi ligjore, por edhe detyrim, në mënyrë meritore të vendosin me çka do të kontribuojnë në luftën me krimin e organizuar dhe drejtësi të shpejtë dhe efikase që është angazhim i gjithë shtetit dhe parakusht për Progresin evropian, reagojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, pas vendimit të Apelit për lëndën "Organizatorët e 27 prillit".

Duke pasur parasysh njoftimin e Gjykatës së Apelit në Shkup lidhur me vendimin për rastin e njohur në publik si “Organizatorët e 27 prillit”, Gjykata Penale konsideron se Gjykata e Apelit Shkup ka mundur të vendosë shpejt dhe në mënyrë meritoer për ankesat e personave të akuzuar, sidomos që shkak për shfuqizimin e dënimeve me burgim është zbatimi apo moszbatimi i Ligjit për amnisti, siç thuhet në njoftimin e tyre, pa investuar në analizën e provave dhe konstatimin e gjendjes faktike, veçanërisht pasi çështja është nën juridiksionin e tyre për më shumë se një vit.

Nga Gjykata Penale, gjithashtu theksojnë se të gjitha lëndët me profil të lartë, pa marrë parasysh statusin e të akuzuarve, udhëhiqen në procedurë përfundimisht transparente me praninë e mediave, organizatave joqeveritare dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare të cilët e ndjekin dhe vlerësojnë punën e organeve gjyqësore. 

Në lidhje me deklaratën e ministrit të Drejtësisë, thuhet në kumtesë, si gjykatë ju bëjmë thirrje mediave dhe opinionit profesional që të analizojnë ku dhe për shkak të cilave "shkelje thelbësore" lëndët me vite presin të marrin formën e prerë dhe vjetërohen, ndërsa qytetarët e humbin besimin në gjyqësor. 

Gjykata e Apelit dje i fuqizoi ankesat dhe e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë për rastin Organizatorët e 27 prillit nga viti 26.07.2021 dhe lëndën e kthyeu në rigjykim në Gjykatën Themelore Penale. 

Më 26 korrik 2021, Gjykata Themelore Penale Shkup shqiptoi gjithsej 25 vjet burg për katër të akuzuarit në rastin e njohur në publik si “Organizatorët e 27 prillit”, dhe 6 vjet e gjysmë burgim për ish kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski, 6 vjet e tre muaj burg për ish-ministrin e Arsimit Spiro Ristovski, dhe 6 vjet e tre muaj burg për ministrin e Transportit, Mile Jankieski, ndërsa ish drejtorit të DSK-së, Vladimir Atanasovski, gjashtë vjet burg. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR