• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese vepron rreth tre rasteve për ndryshimet kushtetuese të Ligjit për Marrëdhënie Pune

Gjykata Kushtetuese vepron rreth tre rasteve për ndryshimet kushtetuese të Ligjit për Marrëdhënie Pune

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Gjykata Kushtetuese informon se po vepron rreth tri lëndëve lidhur me ndryshimet ligjore të Ligjit për Marrëdhënie Pune, të cilat janë në fazën e procedurës paraprake, gjegjësisht në vijim është analiza kushtetuese-gjyqësore dhe shqyrtimi  i pretendimeve.

Lënda e parë është formuar me iniciativë të parashtruar nga partia politike “E Majta”, ndërsa ka të bëjë me faktin se me aktin kontestues mundësohet mënyra dhe vendi i pagesës së pagave për punëtorëve të cilët punojnë në projekte me rëndësi strategjike kombëtare të rregullohet me një akt nënligjor i miratuar nga Ministri i Financave, në përputhje me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, që sipas parashtruesit është në kundërshtim me Kushtetutën. 

Lënda e dytë është formuar me iniciativë të parashtruar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Në iniciativë theksohet se me nenet e kontestuara braktiset niveli i mbrojtjes që ofrojnë rregulloret ligjore pozitive dhe konventat ndërkombëtare dhe është një përpjekje për të vendosur një mekanizëm  për shmangien e tashme rregullave të vendosura.

Lënda e tretë  është formuar me iniciativë të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Sipas pretendimeve në iniciativë akti i kontestuar cenon parimet e të drejtave të barabarta nga marrëdhënia e punës së punëtorëve, krijon pabarazi juridike dhe paqartësi që është në kundërshtim me parimet e Kushtetutës së shtetit, gjegjësisht në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të punës,  ligjet në fushën e së drejtës së punës, Ligji për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Marrëveshjet Kolektive.

Gjykata Kushtetuese paraprakisht ka noftuar për iniciativat dhe pretendimet që kundërshtojnë këto ndryshime ligjore. Sipas dispozitave të punës që dalin nga neni 21, për lëndët zhvillohet një procedurë e vetme, gjegjësisht do të merret një vendim për të gjitha lëndët.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR