• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata kushtetuese nuk ka marrë vendim për Ligjin për evidencën amë, lënda mbetet e hapur

Gjykata kushtetuese nuk ka marrë vendim për Ligjin për evidencën amë, lënda mbetet e hapur

Shkup, 20 korrik 2023 (MIA) - Gjykata kushtetuese në seancën e sotme nuk miratoi vendim për iniciativën e partisë politike "E Majta" për vlerësimin e kushtetueshmërisë së tre neneve nga Ligji për evidencë amë.

Siç informuan nga Gjykata, gjykatësi raportues Darko Kostadinovski propozoi që të ngritet procedurë, respektivisht në fazën e ardhshme të vlerësohet kushtetueshmëria e tre neneve, të cilat përfshijnë të dhënë kombësinë në librat amë të të lindurve, të martesave dhe të të vdekurve nga Ligji për evidencën amë, por ky propozim nuk e ka marrë shumicën e nevojshme, që do të thotë lënda mbetet e hapur edhe më tej.

"Në pajtim me Rregulloren të Gjykatës kushtetuese, vendimi merret me të paktën pesë vota 'për'", thonë nga Gjykata kushtetuese.

Iniciativa u parashtrua më 3 korrik të vitit 2023 nga ana e partisë politike "E Majta".

Ndërkohë, nga dita e hënë (18.07.2023) Drejtoria për udhëheqjen e evidencës amë vazhdoi të ndajë certifikata pa grafën kombësinë, respektivisht si ishte para se ministri Krenar Lloga ta parashtrojë udhëzimin. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR