• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese mori vendim për anulimin e Udhëzimit për udhëheqjen e librave amë

Gjykata Kushtetuese mori vendim për anulimin e Udhëzimit për udhëheqjen e librave amë

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Gjykata kushtetuese në seancën e sotme miratoi Vendim të anulojë Udhëzimin për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për mënyrën e zbatimit, mbrojtjen dhe ruajtjen e librave dhe regjistrave, lëshimin e certifikatave, vërtetimeve, transkriptimet dhe kopjet e bazuara në librat amë dhe tjera, akt i miratuar nga Ministria e Drejtësisë.

Zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Belkovska në konferencën e sotme për media informoi se Vendimi është sjell me vota të shumicës dhe do të publikohet në Gazetën zyrtare. 

"Kur Gjykata Kushtetuese merr vendim anulimi kjo do të thotë se vendimi ka efekt retroaktiv, llogaritur nga momenti i miratimit të aktit që anulohet", sqaron Bellovska. 

Ajo theksoi se Udhëzimi është anuluar për shkak se Gjykata ka vlerësuar se është shkelur neni 52 paragrafi 2 i Kushtetutës, gjegjësisht nuk është respektuar afati kushtetues në të cilin duhet të publikohet ky udhëzim.

Gjykata kushtetuese më 5 korrik të vitit 2023 me iniciativën e vet ka iniciuar procedurë për Udhëzimin e kontestuar për shkak të dyshimit se me miratimin e tij nga Ministria e Drejtësisë është shkelur neni 52 paragrafi 2 i Kushtetutës, gjegjësisht nuk është respektuar afati kushtetues në të cilin është dashur të publikohet ky Udhëzim. Regjistruar me numër arkivor të datës 29 maj të vitit 2023 dhe botuar më 15 qershor 2023, që do të thotë se nuk është respektuar Kushtetuta dhe neni 52 që parashikon një afat më së voni shtatë ditë. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR