• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese miratoi masë të përkohshme në çertifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes që të mos shkruhet kombësia

Gjykata Kushtetuese miratoi masë të përkohshme në çertifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes që të mos shkruhet kombësia

Shkup, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të inicojë procedurë në bazë të pjesëve të tre neneve të Ligjit për Evidencën amë, që përmban fjalën kombësi, në çertifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes. Gjykata, gjithashtu, ka miratuar edhe masën e përkohshme që nga dita e sotme, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, shërbimet nuk mund të kërkojnë nga qytetarët informacione për shënimin e kombësisë në çertifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes.

"Gjykata sot shprehu dyshime për kushtetutshmërinë e nenit 4 paragrafi 1 pika 2 në pjesën kombësi, neni 11 paragrafi 1 pika 1 në pjesën kombësi dhe në nenin 13 paragrafi 1 pika 1 në pjesën kombësi. Në periudhën e ardhshme, Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë nëse është kushtetuese, përveç të dhënave personale të specifikuara si emri, mbiemri, të dhënat për lindjen dhe vendbanimin, që qytetarët të theksojnë edhe kombësinë e tyre në librat amë për personat e lindur, të martuar dhe të vdekur", deklaroi zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese Hristina Belovska.

Sipas Gjykatës, thekson ajo, përkatësia në një komb të caktuar është një ndjenjë private dhe e brendshme e çdo individi dhe është e drejta e tij të vendosë nëse ai do të jetë anëtar i një kombi të caktuar, nëse do të deklarojë kombësinë e tij, por edhe të thirret në drejtën për të mos u deklaruar pas kësaj. Pikërisht për këtë ka filluar procedura.

"Gjykata Kushtetuese vlerëson se këto dispozita të kontestuara nuk janë në përputhje me disa nene të Kushtetutës, përkatësisht me sundimin e ligjit të përfshira ë nenin 8 paragrafi 3, në nenin 18 që garanton fshehtësinë e të dhënave personale. Nga sot deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata,  nga qytetarët nuk mund të kërkohen të japin të dhëna të tilla për shënimin e kombësisë në çertifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes, duke qenë se është miratuar e ashtuquajtur masë e përkohshme", tha Belovska.

isma është dorëzuar më 3 qershor 2023 nga partia e Majtë. Gjykata Kushtetuese, duke vendosur paraprakisht me iniciativë, ka marrë vendim për anulimin e Udhëzimit për mbajtjen e regjistrave. ew/aa/

Nisma është dorëzuar më 3 qershor 2023 nga partia e Majta. Gjykata Kushtetuese, paraprakisht duke vendosur me nismë e vet, miratoi vendim për të anuluar Udhëzimin për udhëheqjen e librave amë. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR