• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese miratoi masën e përkohshme për rritjen e 30 për qind të pagave të të punësuarve në Financa

Gjykata Kushtetuese miratoi masën e përkohshme për rritjen e 30 për qind të pagave të të punësuarve në Financa

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme ka iniciuar procedurën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së nenit 66 të paragrafit 3 nga Ligji për buxhetet i cili mundëson rritjen prej 30 për qind të pagave të punonjësve në Ministrinë e Financave dhe organeve të administratës shtetërore që realizojnë punët në lidhje me buxhetin.

Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, është miratuar një masë e përkohshme deri në vendimin përfundimtar që do të thotë se derisa Gjykata nuk prononcohet, nuk do të marrin pagën prej 30 për qind.

Bartësi i iniciativës Miroslav Draganov konteston interpretimin autentik të nenit 66, paragrafi 3 të Ligjit për buxhet dhe nenin 66 paragrafi 3 të Ligjit për buxhetet.

Sipas dorëzuesit të iniciativës, nuk është e qartë se cilët punonjës kanë të drejtë të plotësojnë pagën bazë prej 30 për qind, cilët kanë qenë vendet e punës me specifika të duhura dhe përgjegjësi të veçanta dhe në bazë të cilave përcaktohen këto pozita dhe kush do të përcaktojë ata. Thuhet se me vetë dispozitën ligjore vendoset bazë për veprim arbitrar nga organi i administratës shtetërore se kush ka të drejtë në shtesën e përcaktuar.

Në iniciativën ka pretendime se të punësuarit në Ministrinë e Financave të cilët kryejnë punë specifike dhe kanë përgjegjësi të veçanta, vendosen në pozitë të privilegjuar të pajustifikuar në raport me qytetarët që janë të punësuar në organe të tjera të administratës shtetërore dhe kryejnë detyra specifike dhe kanë përgjegjësi të veçantë, të cilët vendosen në pozitë të pabarabartë.

Sipas bartësit, me interpretimin autentik, Kuvendi ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e punës, sepse në procedurën për dhënien e interpretimit autentik të nenit 66, paragrafi 3 të Ligjit për buxhetet, ka ndryshuar dispozita e interpretuar duke prezantuar elemente të reja dhe si rrjedhojë dispozitë ligjore në kundërshtim me procedurën e miratimit të ligjeve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR