• e hënë, 01 korrik 2024

Gjykata Kushtetuese e Kroacisë: Millanoviq nuk mund të jetë as mandatar, as kryeministër, madje edhe nëse jep dorëheqje

Gjykata Kushtetuese e Kroacisë: Millanoviq nuk mund të jetë as mandatar, as kryeministër, madje edhe nëse jep dorëheqje

Zagreb, 19 prill 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese e Kroacisë sot vendosi që presidenti i vendit, Zoran Millanoviq, me deklaratat dhe sjelljen e tij, përkatësisht me pjesëmarrjen në fushatë pa dorëheqje nga funksioni presidencial, e vendosi veten në një pozitë ku ai nuk mund të jetë mandatar për përbërjen e qeverisë së ardhshme, as kryeministër.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Mirosllav Sheparoviq, ka thënë se Millanoviq, ndryshe nga Partia Social Demokrate e Kroacisë (SDP), ka shkelur paralajmërimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 18 mars dhe ka përsëritur se ka bërë fushatë si kryeministër i ardhshëm, transmeton Hina.

"Me deklarata dhe veprime të tilla Milanoviqi e ka vënë veten në pozitën e pjesëmarrësit në zgjedhjet parlamentare, gjë që nuk mund të jetë, sipas pozitës së tij kushtetuese, derisa ai është president i Kroacisë", ka përfunduar Gjykata Kushtetuese.

Gjykata shtoi se pozicioni kushtetues i presidentit të Kroacisë është i papajtueshëm me pozitën e pjesëmarrësit në zgjedhjet për Parlamentin kroat.

Millanoviq, siç u theksua, nuk mund të jetë mandatar apo kryeministër edhe nëse jep dorëheqje nga posti i presidentit. Gjykata Kushtetuese thekson se procedurat zgjedhore janë gjithmonë testi më i rëndësishëm i përkushtimit ndaj demokracisë reale politike, e cila është e mishëruar në Kushtetutë.

Gjatë gjithë fushatës zgjedhore, Millanoviq ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ka vënë në pikëpyetje sundimin e ligjit dhe sistemin demokratik shumëpartiak si vlerat më të larta të Kushtetutës, përfundon Gjykata Kushtetuese.

"Prandaj, duke u nisur nga kompetencat e saj kushtetuese në procesin e mbikëqyrjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së zgjedhjeve, si dhe kompetencat e përgjithshme të mbikëqyrjes si rojtar i Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese vërteton se presidenti i Kroacisë me deklaratat dhe sjelljet e tij dhe ajo që më parë, në përputhje me paralajmërimin e 18 marsit 2024, nuk dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Republikës, e vuri në një pozitë ku nuk mund të ishte as mandatar për përbërjen e qeverisë së ardhshme, as kryeministër", thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë vendim votuan nëntë gjyqtarë, tre ishin kundër, ndësa një anëtar i Gjykatës Kushtetuese mungonte. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR