• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese e Kroacisë: Milanoviqi nuk mund të jetë kandidat për deputet apo për kryeministër

Gjykata Kushtetuese e Kroacisë: Milanoviqi nuk mund të jetë kandidat për deputet apo për kryeministër

 Zagreb, 18 mars 2024 (MIA)  - Gjykata Kushtetuese e Kroacisë sot  paralajmëroi   se presidenti aktual Zoran Milanoviq, si person jopartiak, nuk guxon të jetë kandidat për deputet, as kandidat për kryeministër dhe në çdo mënyrë të marrë pjesë në fushatë zgjedhore.

 Vendimin e gjykatës sot në konferencë për shtyp e ka bërë të ditur   kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Mirosllav Sheparoviq.

 Sheparoviq tha se nëse Milanoviqi dëshiron të kandidohet për funksionin, fillimisht duhet të japë dorëheqjen nga funksioni i presidentit, pas së cilës detyrat e presidentit do t'i marrë kryetari i parlamentit, ndërsa në afat prej 60  ditëve duhet të shpallen zgjedhjet presidenciale.

 Sheparoviqi i bëri tjirrje Milanoviqit dhe SDP-së të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Gjykata Kushtetuese, shtoi ai, pret seriozitet nga Milanoviqi dhe pjesëmarrësit e tjerë në procesin zgjedhor. .

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR