• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese do ta vlerësojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve të Ligjit për marrëdhënie obligative dhe Ligjit për pagat e prokurorëve publikë

Gjykata Kushtetuese do ta vlerësojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve të Ligjit për marrëdhënie obligative dhe Ligjit për pagat e prokurorëve publikë

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese në seancën e nesërme duhet të vendosë për shtatë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe kërkesës për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave mes të cilëve janë edhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet obligative dhe Ligjin për ndryshime të Ligjit për pagat e prokurorëve publikë.

Sipas propozuesit të iniciativës për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet obligative, ndryshimet e reja i kufizojnë kreditorët në realizimin e kërkesës së përcaktuar me akt individual të vlefshëm të gjykatës ose autoritetit tjetër, gjegjësisht ta paguajnë borxhin në rrugë të detyrueshme që, sipas tij, është në kundërshtim me nenin 30 paragrafi 3 i Kushtetutës, nenin 17 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe nenin 1 të Protokollit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në lidhje me nenin 4 i cili i referohet procedurave të filluara për pagesë të kërkesave, propozuesi beson se ato do të përfundojnë konform këtij ligj, ndërsa propozuesi shprehet se kjo do të shkaktojë pabarazi ndërmjet kreditorëve, para dhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit.

Sipas iniciativës së dytë për të njëjtin ligj, propozuesi konsideron se me zbatimin e zgjidhjes së ndryshuar ligjore të 368 të Ligjit për marrëdhënie obligative, persona të caktuar juridikë dhe fizikë (kreditorë) do të vendosen në pozitë të pabarabartë që do t'i bëjnë ata të diskriminohen kundrejt personave të tjerë juridikë dhe fizikë (debitorë) të cilët do të vihen në pozicion më të favorshëm.

Thuhet se kjo dispozitë do të sjellë pasoja jo vetëm për shtetin e së drejtës, por edhe sfera të tjera si ekonomia, banka, sistemi financiar, investimet e huaja dhe ndryshimet të cilat kontestohen të ndikojnë drejtpërdrejt në disiplinën financiare në shtet. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR