• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjykata Kushtetuese do ta mbajë mbledhjen e 24-të

Gjykata Kushtetuese do ta mbajë mbledhjen e 24-të

 Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - Gjykata Kushtetuese sot do ta mbajë mbledhjen e 24-të në rend dite të së cilës është parashikuar të diskutohet për tetë raste për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Në mbledhje, mes tjerash është rasti për rritjen lineare të pensioneve.

Dorëzuesit e nismës, e kontestojnë nenin 3 dhe 18 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 193/24).

"Dorëzuesit pretendojnë se ndryshimet janë në kundërshtim me thelbin e sistemit pensional dhe nenet 8 paragrafi 1 alinea 3 dhe 6, neni 9 dhe neni 30 në lidhje me nenin 34, nenin 51 dhe nenin 54 të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Theksohet se pensioni nuk është kategori sociale, por çdo pensionist ka arritur një shumë të ndryshme pensioni në varësi të asaj se sa vite dhe në ç'farë vlere në Fondin për SPIM ka paguar kontribute dhe sipas dorëzuesve bëhet diskriminimi, i një kategorie të pensionistëve të cilët janë me pensione më të ulëta t'u paguhet përqindje më e madhe gjatë rritjes së pensioneve, ndërsa të tjerëve përqindje më e vogël ose më e saktë, me rritjen prej 2500 denarë, çdo pensionisti i rritet pensioni me përqindje të ndryshme", theksojnë dorëzuesit e nismës.

Me nenin 3 të ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor nga 18 shtatori i vitit 2024, bëhen ndryshime në nenin 37 ku theksohet "Në paragrafin 2 pas fjalës "më parë" vendoset presje dhe shtohen fjalët: "të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës". Në rast kur rritja e shpenzimeve të jetesës është me parashenjë negative, nuk bëhet harmonizimi i pensionit".

Me nenin 18 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor të publikuar më 18 shtator të vitit 2024, bëhen ndryshime në nenin 37 të cilat theksojnë: Dispozitat e nenit 37 të këtij ligji nuk zbatohen në periudhën nga 1 shtatori i vitit 2024 deri më 31 gusht të vitit 2025. Më 1 shtator të vitit 2024  të gjitha llojet e pensioneve të paguara sipas këtij ligji deri më 31 gusht të vitit 2024 rriten për 2500 denarë. Më 1 mars të vitit 2025 të gjitha llojet e pensioneve të realizuara me këtë ligj deri më 28 shkurt të vitit 2025 rriten për 2500 denarë.

Në rend dite para Gjykatës Kushtetuese janë edhe dy kërkesa për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave, mes të cilave edhe për "shkeljen e lirisë së shprehjes publike të mendimit".

Dorëzuesit, nëpërmjet avokatit të tyre, kundërshtojnë Aktgjykimin 21 P4-401/20 të datës 15.07.2022 dhe Aktgjykimin GZH-1463/23 të datës 19.12.2024.

Dorëzuesit deklarojnë se gjatë ngjarjes në Kuvend që ndodhi më 27 prill të vitit 2017, ata jo vetëm që u penguan të kryenin detyrat e tyre të punës, por u sulmuan edhe nga një grup qytetarësh ndërsa raportonin lajmet në Televizionin Telma, dhe shteti përmes nëpunësve policor nuk arriti të mbronte sigurinë e tyre në mënyrë që ata të mund të raportonin. Dorëzuesit pretendojnë se kanë qenë të rrethuar nga turma për orë të tëra dhe të shtyrë brenda Kuvendit, megjithëse fillimisht si ekip gazetarësh raportonin nga jashtë hyrjes. Për shkak të situatës faktike, ata ngritën padi kundër shtetit, së pari në Gjykatën Themelore Civile në Shkup, dhe pas refuzimit ata u ankuan edhe në Gjykatën e Apelit, por pretendimet e tyre nuk u pranuan. Ndër të tjera, në vendimet, sipas dorëzuesve, është theksuar se ata nuk pësuan lëndime trupore si pasojë e ngarjeve në ditën penale, se frika nuk përfshihet nga dispozita dhe se shkelja e lirisë së shprehjes nuk përfshihet nga parimi i përgjegjësisë shtetërore, kështu që ata u udhëzuan që ta provonin atë sipas parimit të përgjegjësisë subjektive shtetërore.

Para gjyqtarëve kushtetues në mbledhjen e sotme është edhe propozimi për vendimmarrje me draft-vendimin, sipas nismës për vlerësim të kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit për ndryshim të Ligjit për gjueti (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut", nr. 91/2023), e iniciuar nga Gjykata Kushteuese më 02.07.2025. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR