• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese do të vendosë sot për Udhëzimin për librat amë

Gjykata Kushtetuese do të vendosë sot për Udhëzimin për  librat amë

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Gjykata Kushtetuese sot do të vendosë për lëndën U.nr.89/2023 në të cilën është iniciuar procedura për Udhëzimin i cili në opinion njihet si Udhëzimi për librat amë.

Gjykata Kushtetuese më 5 korrik të vitit 2023 me vetëiniciativë ngriti procedurë për Udhëzimin e kontestuar për shkak të dyshimit se me miratimin e tij nga ana e Ministrisë së Drejtësisë është bërë shkelje e nenit 52 paragrafi 2 i Kushtetutës, përkatësisht nuk është respektuar afati kushtetues në të cilin është dashur të publikohet ky Udhëzim. Të regjistruar  me numër arkivor nga 29 maji i vitit 2023, ndërsa i publikuar më 15 qershor 2023, që do të thotë nuk është respektuar Kushtetuta dhe neni 52 në të cilin parashikohet afati më së voni për shtatë ditë.

Siç informojnë nga Gjykata, është kontestuar Udhëzimi për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit për mënyrën e udhëheqjes, mbrojtjes dhe ruajtjes së librave dhe evidencave amë, dhënien e certifikatave, vërtetimeve, transkriptave dhe kopjeve në bazë të librave amë, udhëheqjen e procedurës dhe hartimin e procesverbalit për fëmijën e gjetur, rivendosjen e librave amë të shkatërruar, të dëmtuar ose të munguar, si dhe për formularët e librave amë, regjistrin e librave amë, vërtetimet dhe certifikatat e lëshuara në bazë të librave amë.

Duke marrë parasysh se në seancën e sotme tashmë ka përfunduar diskutimi për këtë temë, vijon faza e votimit dhe marrjes së vendimit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR