• e shtunë, 15 mars 2025

Gjykata Kushtetuese do të vendosë për lëndën për PDU me pompën e benzinës "Pucko petrol" në Karposh

Gjykata Kushtetuese do të vendosë për lëndën për PDU me pompën e benzinës
Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e sotme pritet të marrë vendim përfundimtar për lëndën në të cilën kontestohet Plani Detal Urbanistik me pompën e benzinës së "Pucko Petrol" në Komunën e Karposhit.

Parashtruese e nismës me të cilën kontestohet Vendimi për miratimin e Planit Detal Urbanistik e regjistruar nën numrin 09-1656/3 nga 3 marsi i vitit 2022, me periudhë plani (2020-2025), sipërfaqja e përfshirë (6.313 hektarë), e përgatitur nga "Billd Urban" SHPKNJP Shkup nga marsi i vitit 2021, e miratuar në mbledhjen e 5-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës Karposh dhe të publikuar në "Gazetën Zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut" nr.4/2022, është Natasha Shurbanovska.

Në nismë është theksuar se Plani Detal Urbanistik i kontestuar i shkel vlerat themelore mbi të cilat është bazuar rendi kushtetues dhe se Vendimi i miratuar duhet të jetë në përputhje me PDU të Qytetit të Shkupit, sepse në hapësira e këtij kuarti ku është paraparë të ndërtohet pompë e benzinës është planifikuar për gjelbërim dhe ndërtim të objekteve me klasë të dedikimit A dhe B, ndërsa ato janë objekte për strehim dhe pjesërisht objekte komerciale, por jo edhe objekte me klasë me dedikim E-infrastruktura në të cilën hyjnë pompat e benzinës. Theksohet se nuk ekzistojnë kushte për substrukturë komunale për dedikim të objekteve si pompë e benzinës dhe çdo ndërtim i tillë do ta rrezikonte infrastrukturën dhe mund të ndikojë keq në shëndetin e njerëzve dhe të mjedisit jetësor. 

Parashtruesja e nismës bën të ditur se Komuna Karposh në mënyrë jotransparente e ka miratuar Vendimin për moszbatimin e vlerësimit strategjik në ndikimin ndaj mjedisit jetësor. 

Gjykata Kushtetuese me procedurë më 11 janar të këtij viti vlerësoi se ai PDU nuk është në përputhje me PPU të Qytetit të Shkupit, diçka që është paraparë në përmbajtjen e Ligjit për Planifikim Hapësinor dhe Urbanistik, por e vlerëson edhe si në kundërshtim me sundimin e drejtësisë.

Vijon edhe masa kohore, sepse në mbledhjen e njëjtë Gjykata vendosi të ndërpritej realizimi i akteve ose veprimeve të cilat ndërmerren në bazë të Vendimit të kontestuar.

Në rend dite të mbledhjes së sotme të 13-të të Gjykatës Kushtetuese janë edhe dy nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe dy kërkesa për mbrojtje të të drejtave dhe lirive. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR