Gjykata e qytetit të Moskës do ta mbajë në burg gazetarin amerikan Gershkoviç deri në fund të gushtit
- Gjykata e qytetit të Moskës e hodhi poshtë ankesën e gazetarit amerikan të “Voll strit zhurnall”, Evan Gershkoviç dhe e la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila i caktoi paraburgim deri në fund të gushtit.
Moskë, 22 qershor 2023 (MIA) – Gjykata e qytetit të Moskës e hodhi poshtë ankesën e gazetarit amerikan të “Voll strit zhurnall”, Evan Gershkoviç dhe e la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila i caktoi paraburgim deri në fund të gushtit.
Shtetasi amerikan Gershkoviç (31) u arrestua në fund të marsit teksa qëndronte në Rusi për një detyrë gazetarie. Muajin e kaluar, gjykata e Moskës e dënoi me burg deri më 30 gusht, kundër të cilit avokatët e tij bënë ankesë, e cila u refuzua sot nga Gjykata e qytetit të Moskës.
Gershkoviç mori pjesë në seancën, e cila ishte e mbyllur për publikun, ndërsa ai ishte në një kafaz xhami për të akuzuarit. Në seancë morën pjesë prindërit e tij, si dhe ambasadorja amerikane në Rusi, Lin Trejsi.
Pas seancës në sallën e gjyqit, ambasadorja Trejsi tha se “Evan ka treguar forcë dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në këto rrethana shumë të vështira”.
Гершкович и неговиот работодавец негираа дека тој шпионирал во Русија. Американската Влада соопшти дека тој е неправедно приведен и побара негово итно ослободување.
Gershkoviç dhe punëdhënësi i tij kanë mohuar se ai ka spiunuar në Rusi. Qeveria amerikane tha se ai u arrestua padrejtësisht dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.
Arrestimi i tij në Ekaterinburg ka shqetësuar gazetarët në Rusi, ku autoritetet nuk kanë dhënë detaje të provave që kanë për të mbështetur akuzën e spiunazhit.
Gershkoviç ndodhet në burgun Lefortovo të Moskës, i njohur për kushtet e tij të vështira. Zyrtarët e ambasadës amerikane u lejuan ta vizitonin atë vetëm një herë, dhe autoritetet ruse refuzuan kërkesat e mëvonshme për ta vizituar. ls/
Foto: Arkiv
фото. архива