• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjykata e Apelit pranoi ankesat e Bekim Nezirit dhe Almir Ramdedoviqit, hiqet masa e "arrestit shtëpiak", mbesin masat e kujdesit

Gjykata e Apelit pranoi ankesat e Bekim Nezirit dhe Almir Ramdedoviqit,  hiqet masa e

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Gjykata e Apelit në Shkup i pranoi ankesat e të akuzuarve Bekim Neziri dhe Almir Ramdedoviq të dyshuar në rastin "M-NAV" dhe e hoqi masën e "arrestit shtëpiak", ndërsa mbetet vetëm masa e kujdesit.

"Gjykata, duke vlerësuar provat që i bashkëlidhen propozimit të paraqitur për caktimin e masës së paraburgimit dhe duke pasur parasysh se e vetmja provë që i referohet të dyshuarve është vërtetimi i sendeve të konfiskuara përkohësisht si dhe pretendimet në ankesën e theksuar të Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake dhe arsyetimit të vendimit ankimor, vlerësoi se nuk janë bashkangjitur prova, e as nuk janë evidentuar fakte dhe rrethana që tregojnë për rrezik real të arratisjes së të dyshuarve, frikë nga pengimi i procedurës penale duke ndikuar mbi dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët, as nuk janë cituar rrethana që justifikojnë frikën se do të përsërisin veprën penale dhe duke marrë parasysh rrethanat personale të të dyshuarve dhe sjelljen e tyre pas kryerjes së veprës penale për të cilën dyshohen", thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Gjatë marrjes së vendimit, siç theksohet në kumtesë, kjo Gjykatë i kishte parasysh edhe propozimet e dhëna të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup me të cilat propozohet që të respektohen ankesat e të dyshuarve.

Фото: МИА архива

 

QËNDRONI TË LIDHUR