• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e PP-së, u konfirmua aktvendimi e Gjykatës penale për rastin "Tortura"

Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e PP-së, u konfirmua aktvendimi e Gjykatës penale për rastin

Shkup, 23 mars 2023 (MIA) - Gjykata e Apelit Shkup e refuzoi si të pabazë ankesën e Prokurorisë themelore publike Shkup, lidhur me rastin "Tortura" dhe e konfirmoi aktvendimin e Gjykatës themelore penale Shkup.

"Gjykata e Apelit Shkup në interes të opinionit dhe mediumeve informoi se, duke vepruar sipas lëndës penale KZH-274/22, në opinion e njohur si 'Tortura', pas mbledhjes së mbajtur publike dhe shqyrtimit të ankesës së Prokurorisë  themelore publike Shkup, përgjigja e ankesës së të akuzuarve dhe propozimi i Prokurorisë së lartë publike Shkup, me çka propozohet të refuzohet su e pabazë ankesa e Prokurorisë themelore publike Shkupë, ndërsa aktvendimi i shkallës së parë të konstatohet, pas këshillimeve të mbajtura dhe votimit më 7.2.2023, solli aktvendim me të cilin ankesa e Prokurorisë themelore publike Shkup e refuzoi so të pabazë dhe e konstatoi aktvendimi e Gjykatës themelore penale Shkup K.nr.1959/17 dhe К. 528/18 nga viti 23.7.2021", qëndron në kumtesë.

Siç informojnë nga Gjykata e Apelit, Këshilli konstatoi se aktvendimi i shkallë s së parë është i qartë, i kuptueshëm, i përshtatshëm për hetim dhe nuk përmban shkelje thelbësore të dispozitave të Ligjit për procedurë penale.

Këshillin gjyqësor në krye ke gjykatësen Aleksandra Risteska shqiptoi aktvendim lirues për lëndën "Tortura" për ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-komandantin e njësisë policore "Alfa", Ivica Ançevski - Puki dhe pesë "alfa", Novica Stankovski, Petar Millosheski, Filip Atanasov, Jovan Bocevski dhe metush Shabani. Sipas Këshillit, prokurori publik, Ljubomir Lape nuk dëshmoi jashtë dyshimit të bazuar se ata janë fajtorë për veprën "torturë dhe veprim dhe ndëshkim tjetër i ashpër, jonjerëzor dhe poshtërues".

Rasti i referohej mënyrës në të cilën ishte arrestuar lideri i TË bashkuarve për Maqedoninë, Ljube Boshkoski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjehdjeve të atëhershme parlamentare. ab/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR