• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjykata e Apelit do të mbajë seanca publike pas ankesave të Prokurorisë për arrestin shtëpiak të dy ish drejtorëve të Onkologjisë

Gjykata e Apelit do të mbajë seanca publike pas ankesave të Prokurorisë për arrestin shtëpiak të dy ish drejtorëve të Onkologjisë

Shkup, 20 qershor 2025 (MIA) - Gjykata e Apelit në Shkup sot do të mbajë seanca publike pas ankesave të dorëzuara nga Gjykata Themelore Publike pas vendimeve të Gjykatës Penale për ish drejtorët e Klinikës për Onkologji Nino Vasev dhe Nehat Nuhi të dyshuar në rastin "Onkologjia".

Siç informon Gjykata e Apelit, seanca publike për rastin ndaj ish të pandehurit Nino Vasev do të mbahet në orën 10:30, ndërsa seanca për drejtorin organizativ Nehat Nuhi në orën 14:00.

Gjykata Themelore Penale u caktoi masën "arrest shtëpiak" dy ish drejtorëve, ndërsa Prokuroria e pakënaqur me vendimin është ankuar para Gjykatës së Apelit.

Për rastin "Onkologjia", Prokuroria Themelore Publike ngriti dy akuza me të cilat janë përfshirë dy ish drejtorët e Klinikës dhe katër mjekë onkologë. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR