• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata administrative do të mbajë debat publik pas ankesës nga AGJPP-ja për vendimin e KSHPK-së

Gjykata administrative do të mbajë debat publik pas ankesës nga AGJPP-ja për vendimin e KSHPK-së

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Gjykata administrative sot do të mbajë seancë publike për rastin rreth padisë nga Akademia e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë “Pavel Shatev”, pasi të premten Komisioni pwr antikorrupsion vendosi të pezullojë procedurën për pranimin e 130 kursistwve në Akademi deri në përfundim të zgjedhjeve.

Seanca e hapur, siç njoftojnë nga Gjykata administrative është sipas lëndës nr.81/24 pas padisë së Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev” nga Shkupi kundër Vendimit me nr.12-1330/56 nga data 20.04.2024 të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK). 

Akademia ka dorëzuar dje padi në Gjykatën administrative pasi javën e kaluar KSHPK-ja diskutoi për herë të dytë mbi pezullimin e procedurës së pranimit për 130 kursistw deri në përfundimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Në seancë, anëtarët e KSHPK-së me katër vota "për" dhe një "kundër" solli vendimi me të cilin i propozohet Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik pezullim i procedurës për pranimin e 130 kursistwve deri në përfundimin e zgjedhjeve pas së cilës Akademia ka shfrytëzuar afatin ligjor prej 24 orësh për të paraqitur padinw në Gjykatën administrative e cila pas marrjes së saj ka një afat prej 48 orësh për të vendosur mbi ankesën.

Kundër një vendimi të tillë anëtarja e KSHPK-së, Sofija Spasova Madarska shpjegoi se proceset që zhvillohen në kuadwr tw gjyqësorit nuk duhet të varen nga proceset politike, sepse siç tha ajo, "pushteti gjyqësor është i pavarur dhe i ndarë qartë nga pushteti legjislativ dhe ekzekutiv". Ajo theksoi se nevoja për personel të ri në gjyqësor mund të vlerësohet dhe përcaktohet vetëm nga Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publikë, kompetencë e të cilëve është të monitorojnë situatën me pozitat e lira dhe të përcaktojnë numrin e nevojshëm të kursitwve që Akademia do të edukojë në çdo gjeneratë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR