• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjykatësja Diana Gruevska Ilievska do ta udhëheqë gjykimin për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan

Gjykatësja Diana Gruevska Ilievska do ta udhëheqë gjykimin për zjarrin në diskotekën

Shkup, 3 tetor 2025 (MIA) - Gjykatësja Diana Gruevska Ilievska do ta udhëheqë procesin gjyqësor për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, kumtuan sot nga Gjykata themelore penale Shkup.

"Në pajtim me sistemin AKMIS është caktuar për procedurë të mëtutjeshme tek gjykatësja Diana gruevska Ilievska nga sektori penal për të rritur. Bëhet fjalë për gjykatëse me stazh 19-vjeçar gjyqësor në të gjithë sektorët e kësaj gjykate, si dhe stazh të mëparshëm 17-vjeçar si bashkëpunëtor profesional. Për të gjitha veprimet e mëtutjeshme procesuese lidhur me lëndën konkrete, siç cekëm në opinion dhe palët do të njoftohen me kohë", thonë nga Penalja.

Këshilli për vlerësim të aktakuzës pranë Gjykatës themelore penale Shkup sot tërësi e miratoi aktakuzën lidhur me zjarrin në diskotekën "Puls".

Në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, që ndodhi më 16 mars 2025, jetën e humbën 62 persona të rinj, ndërsa mbi 200 u lënduan. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR