• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykatësit e rinj në Gjykatën e Apelit Shkup dhanë deklaratën solemne para Këshillit gjyqësor

Gjykatësit e rinj në Gjykatën e Apelit Shkup dhanë deklaratën solemne para Këshillit gjyqësor

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Gjykatësit e rinj në Gjykatën e Apelit Shkup e dhanë deklaratën solemne para Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë ë Veriut.

Këshilli gjyqësor në mbledhjen e 15 nëntorit i zgjodhi Gabriela Gajdovën, Aleksandra Ristevskën, Vesna Dimishkovën dhe Osman Shabanin për gjykatës nga sfera penale dhe Aleksandar hopovin, Irena Kostadinova Angellovë, natalia Donevën dhe Ilir Sulejmanin për gjykatës të sferës civile në Gjykatën e Apelit Shkup.

Kjo ishte zgjedhja e parë për gjykatë të shkallës së dytë zbatuar në bazë të metodologjisë, të përpunuar në pajtim me ligjin e ri për Këshillin gjyqësor. megjithatë, pas zgjedhjes, pati një sërë reagimesh nga opinioni i ekpsertëve, të cilët reaguan për subjektivitetin dhe mosudhëheqjen e anëtarëve sipa rang listës së fundit gjatë zgjehdjes, si dhe për zbatimin e parimit të Badinterit.

Në konkursin për tetë pozita në Gjykatën e Apelit ka pasur gjithsej 45 kandidatë, prej të cilëve 21 kandidatë për katër gjykatës të sferës civile dhe 24 kandidatë për katër gjykatës të sferës penale.

Mbledhja për zgjedhje të gjykatësve të Apelit ishte në kohë kur me Këshillin gjyqësor kryesoi Sashko Georgiev, i cili erdhi në vendin e Vesna Damevës, e cila u shkarkua nga funksioni i kryetares ë Këshillit gjyqësor në prill të vitit të kaluar, kur zëvendësi i saj, Selim Ademi kërkoi të votohet për shkarkimin e saj. Pas shkarkimit, ajo parashtroi padi në Gjykatën administrative, e cila me aktvendimin në janar të këtij viti e anuloi vendimin. Në mbledhje të Këshillit gjyqësor të mbajtur më 3 janar të këtij viti Sashko Georgiev parashtroi dorëheqje nga funksioni, ndërsa në vendin e kreut të Këshillit gjyqësor sërish u kthye Vesna Dameva.

Periudha e gjatë kohore (më shumë se dy vite) që iu nevojit Këshillit gjyqësor për zgjedhje të gjykatësve në gjykatë më të lartë, ishte cekur edhe në Raportin e Komisionit evropian.

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR