• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjorgjievski prin në Shkup, Gerasimovski në Qendër, ndërsa Mexhiti në Çair

Gjorgjievski prin në Shkup, Gerasimovski në Qendër, ndërsa Mexhiti në Çair

Shkup, 19 tetor 2025 (MIA) - Orce Gjorgievski, kandidat i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për Qytetin e Shkupit kryeson me 41.23 për qind të votave sipas rezultateve fillestare të shpallura deri më tani nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Pas tij është Amar Mecinoviqi nga E Majta me 12.76 për qind i ndjekur nga Bashkim Bakiu nga VLEN me 12.22 për qind, Skender Rexhepi nga AKI me 10.98 për qind dhe Kaja Shukova nga LSDM me 11.09 për qind.

Kandidatët e VMRO-DPMNE-së kryesojnë gjithashtu në shumicën e komunave të Shkupit.

Në komunën e Aerodromit, kandidati i VMRO-DPMNE-së Dejan Mitevski kryeson me 54.43 për qind të votave, para kandidatit të LSDM-së Aleksandar Trajanovski i cili ka 19.08 për qind.

Në Butel prin Darko Kostovski i VMRO-DPMNE-së me 53,48 për qind kundrejt Isamedin Azizit nga AKI me 27,73 për qind.

Në Gazi Babë prin Boban Stefkovski i VMRO-DPMNE-së me 57,40 për qind, ndërsa Vllatko Mitovski me 18,84 për qind.

Në Gjorçe Petrov, kandidati Aleksandar Stojkovski i VMRO-DPMNE-së prin me 59,28 për qind, ndërsa kundërshtari i tij nga LSDM, Kostadin Acevski ka 19,53 për qind.

Në Karposh prin Sotir Lukrovski nga VMRO-DPMNE me 36,77 për qind, ndërsa Stevço Jakimovski i GROM-it me 29,57 për qind.

Në Kisella Vodë, Beti Stamenkovska Trajkovska e VMRO-DPMNE-së ka 58.38 për qind mbështetje, derisa Jane Acevski i Të Majtës 17.02 për qind.

Në Qendër, Goran Gerasimovski nga LSDM kryeson me 39.25 për qind, para Miroslav Labudoviqit të ZNAM-it i cili ka 27 për qind.

Në Saraj, Muhamet Elmazi nga VLEN kryeson me 49.56 për qind, derisa Blerant Ramadani nga AKI ka 48.66 për qind.

Në Çair Izet Mexhiti nga VLEN ka mbështetje prej 50.88 për qind, ndërsa Bujar Osmani nga AKI 39.67 për qind.

Në Shuto Orizare, Kurto Dudushi nga Unioni i romëve kryeson me 41.58, derisa Erxhan Demiri nga VMRO-DPMNE ka 23.23.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR