Gjorgjievski: Pas zgjedhjeve politika duhet të ndalet, është koha për punë, dora ime mbetet e shtrirë për të gjithë
- Dora ime mbetet e shtrirë për të gjithë, për çdo qytetar, aktivist dhe çdo kundërshtar timin. Pas zgjedhjeve, politika duhet të ndalet, është koha për punë. Ju bëj thirrje të gjithëve të bashkohemi rreth Shkupit, sepse ky qytet është shtëpia jonë e vetme, tha sot kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore para raundit të parë të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen të dielën, më 19 tetor.
Shkup, 17 tetor 2025 (MIA) - Dora ime mbetet e shtrirë për të gjithë, për çdo qytetar, aktivist dhe çdo kundërshtar timin. Pas zgjedhjeve, politika duhet të ndalet, është koha për punë. Ju bëj thirrje të gjithëve të bashkohemi rreth Shkupit, sepse ky qytet është shtëpia jonë e vetme, tha sot kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore para raundit të parë të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen të dielën, më 19 tetor.
Gjeorgjievski e theksoi vizionin e tij për Shkupin si një qytet pa ndarje, duke theksuar se gjatë fushatës ata e vizituan çdo lagje dhe biseduan me mijëra qytetarë.
"Javët e kaluara, kemi ecur nëpër çdo lagje të Shkupit, kemi folur me mijëra njerëz, kemi hyrë në çdo shtëpi, kemi dëgjuar si vuajtjet ashtu edhe shpresën e tyre, dhe së bashku kemi ndarë vizionin tonë për të ardhmen. Sot nuk jam këtu për të mbajtur fjalime politike, por për t'ju falënderuar nga thellësia e zemrës sime. Ju falënderoj për çdo dorë të shtrirë, për çdo këshillë, kritikë dhe mbi të gjitha për shpresën e madhe që ndjeva në sytë tuaj, shpresën se Shkupi më në fund mund dhe duhet të jetë më i mirë", tha Gjorgjievski.
Ai theksoi se në vend të premtimeve boshe, ata e udhëhoqën fushatën me ndershmëri dhe me vepra, duke përmendur rezultatet në Komunën e Kisella Vodës si provë të lidershipit të përgjegjshëm. ls/
Foto: MIA