• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjithsej 551 persona me linë e dhenve, rënie në krahasim me numrin e të sëmurëve në maj

Gjithsej 551 persona me linë e dhenve, rënie në krahasim me numrin e të sëmurëve në maj

Shkup, 13 korrik 2024 (MIA) - Gjatë qershorit, sëmundja akute ngjitëse më shpesh e regjistruar është lia e dhenve me gjithsej 551 persona të paraqitur. Regjistrohet ulje e numrit të të paraqiturve me linë e dhenve, si në raport me muajin paraprak, majin – 837, ashtu edhe në raport me qershorin 2023 kur janë evidentuar 760 të sëmurë, tregon buletini më i ri mujor i Institutit për shëndet publik (ISHP) për lëvizjen e sëmundjeve ngjitëse për muajin qershor. 

Më pas vijojnë enterokolitisi, kolla e mirë, salmonelozi, infeksionet alimentare bakteriale dhe intoksikimet, e madje edhe zgjebja.

“Në grupin e infeksioneve bartëse seksuale dhe të gjakut, pa HIV/SIDA, janë regjisstruar nëntë persona të sëmurë. Prej tyre, gjashtë raste të infeksionit me klamidi, dy raste me sifilis dhe një rast i hepatitit virusal C”, shkruan në raportin e ISHP-së.

Në qershor janë paraqitur një rast i konfirmuar me HIV dhe dy raste me SIDA, të gjithë të gjinisë mashkullore. Lidhur me moshën - nga një person që i tkaon grupmoshës prej 20 deri 29 vjeç, prej 30 deri 39 vjeç dhe prej 50 deri 59 vjeç.

“Në numrin e përgjithshëm të rasteve të paraqitura të sëmundjeve vaksinuese – parandaluese, 98.3 për qind janë raste të kollës së mirë, si rezultat i epidemisë rrjedhëse në territorin e Qytetit të Shkupit dhe të Kumanovës. Në këtë grup të sëmundjeve, janë regjitruar edhe dy raste të shytave infektive në moshë prej tre përkatësisht shtatë vjeç, të vaksinuar në pajtim me Kalendarin për imunizim të detyrueshëm në RMV. Diagnoza është e konfirmuar në laboratore. Gjatë qershorit, është parqitur një rast i lisë. Bëhet fjalë për fëmijë gjashtëvjeçar nga fshati Labunisht, Strugë, i hospitalizuar në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Fëmija nuk është vaksinuar me vaksinën MRP”, shkruan në raport.

Muajin e kaluar, Klinika për sëmundje të fëmijëve në Shkup e ka paraqitur edhe rastin e parë të paralizës akute flakcide (AFP), gjatë vitit 2024.

“Rasti i regjistruar është një fëmijë 13,5 vjeç nga fshati Rogle, komuna e Zhelinës, Tetovë. Rasti me AFP është i vaksinuar rregullisht me pesë doza të vaksinës së detyrueshme në pajtim me moshën dhe Kalendarin për imunizim. Nga rasti me AFP dhe dy kontakte të afërta janë marrë mostra për hulumtim virusologjik të poliomielitit dhe enteroviruseve të tjera, të cilat janë dërguar në Laboratorin referent të OBSH-së në Sofje, Republika e Bullgarisë. Rezultatet e marra janë negative, përkatësisht në materialet e testuara nuk janë  izoluar enteroviruse”, sqarojnë nga ISHP.

Gjatë muajit qershor, ka arritur një paraqitje për sëmundje infektive tek një shtetas i huaj – kollë e mirë tek një person nga Kosova, i cili ka qëndruar në vendin tonë.

Për periudhën e njejtë, në ISHP ka arritur një paraqitje për epidemi të sëmundjes ngjitëse. 
“Më 17 qershor, QSHP – Shkup ka paraqitur epidemi të toxoinfectio alimentaris në territorin e Qytetit të Shkupit. EPidemia është paraqitur me shtatë persona të sëmurë nga gjithsej 70 të eksponuar, të cilët kanë konsumuar ushqim të përgatitur në objektin e njejtë, të hospitalizuar nuk ka. QSHP – Shkup në bashkëpunim me AUV-në dhe ISHSSH-në ka kryer kontroll anitar – higjienik dhe epidemiologjik në objektin ku është përgatitur ushqimi. Janë marrë materiale për analizë mikrobiologjike – nga mostra të ushqimit, strisho nga sipërfaqet e punës dhe duart e të punësuarve. Nga ana e QSHP – Shkup, janë propozuar masa adekuate sanitaro – higjienike dhe kundër-epidemike. Objekti është mbyllur deri në marrjen e rezultateve negative nga materialet e marra. Epidemia është çlajmëruar më 26 qershor”, shkruan në raportin e ISHP-së. ab/

Foto: МIА arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR