Gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, dy ende aktivë
- Në vend, në 24 orët e fundit janë evidentuar gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura. Dy ende janë aktivë, njëri është vënë nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar, informuan sot në mëngjes nga Qendra për menaxhim me kriza.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:37, 15 gusht, 2025
Shkup, 15 gusht 2025 (MIA) - Në vend, në 24 orët e fundit janë evidentuar gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura. Dy ende janë aktivë, njëri është vënë nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar, informuan sot në mëngjes nga Qendra për menaxhim me kriza.
Aktivë janë zjarret në komunat Makedonski Brod dhe Jegunoc. Në "Jasen" po digjet pyll i përzier, ndërsa mes fshatrave Rogaçevë dhe Jazhincë janë djegur kullosa.
Nën kontroll është vënë zjarri në rajonin e fshatrave Deviç dhe Greshnicë në komunën makedonski Brod, ku është djegur vegjetacioni i ulët. ab/
Fotо: МIА arkivi