• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjithnjë e më shumë viktima nga përmbytjet në mbarë Evropën

Gjithnjë e më shumë viktima nga përmbytjet në mbarë Evropën

Vjenë/Pragë/Budapest, 16 shtator 2024 (MIA) - Për shkak të ciklonit "Boris" i cili solli shira të dendur në gjithë Evropën, në provincën e Austrisë së Poshtme kanë vdekur dy persona të moshës 70 dhe 80 vjeç.

Kancelari austriak Karl Nejmar deklaroi se 2.400 ushtarë po ndihmojnë në evakuimin e njerëzve dhe pastrimin.

Në Austrinë e Poshtme jetën e kanë humbur dy persona të rritur të moshës 70 dhe 80 vjeç. Kancelari austriak Karl Nejmar deklaroi se 2.400 ushtarë janë në gatishmëri që të ndihmojnë gjatë mbushjes së thasëve me rërë, evakuimin e njerëzve dhe pastrim. Në Vjenë 140 udhëtarë të anijes së lundrimit në lumë u bllokuan në Danub. Anija nuk mund të ankorohet, ndërsa udhëtarët dhe ekuipazhi pritet të qëndrojnë aty të paktën deri të martën.

Qeveria austriake e ka shpallur të gjithë provincën e Austrisë së Poshtme të prekur nga përmbytjet, rreth kryeqytetit Vjenë dhe në kufirin me Republikën Çeke, zonë fatkeqësie.
Në qytetin e Polonisë, Nisa është evakuuar spitali, ndërsa Vroclav është nën një paralajmërim për vërshime, ndërsa dëme të mëdha janë shkaktuar në Klok, Ladek-Zdruj dhe rrethinë. Spitali është evakuuar pasi uji hyri në departamentin e urgjencës nga ku pacientët u evakuuan me varka.

Policia çeke njoftoi se një person e ka humbur jetën, ndërsa shtatë persona konsiderohen të zhdukur gjatë vërshimeve. Për shkak të motit të keq në Çeki pa energji elektrike janë rreth 118 mijë familje. I vërshuar është edhe lumi Morava.

Prefekti i Budapestit, Karaçoni Gregeli deklaroi se qytetit i kërcënohen vërshime më të mëdha në dekadën e fundit dhe për shkak të rritjes së nivelit të ujit të Danubit pas reshjeve të dendura të ditëve të mëparshme, kryeqyteti i Hungarisë po përgatitet seriozisht për përmbytjet e mundshme.

Mijëra njerëz u evakuuan dje nga shtëpitë e tyre në Poloni, Republikën Çeke, Austri dhe Rumani.

Mijëra shtëpi u dëmtuan gjatë fundjavës, urat u zhvendosën, ndërsa të paktën 250,000 familje, kryesisht në Republikën Çeke, mbetën pa energji elektrike.

Një person të dielën është mbytur në Poloninë jugperëndimore, një zjarrfikës i përfshirë në operacionet e shpëtimit vdiq në Austri, ndërsa dy të tjerë vdiqën në Rumani, ku përmbytjet morën katër jetë të shtunën. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR