• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjeneral-nënkoloneli Gjurçinovski për vizitë zyrtare të forcave të armatosura të Bosnjë e Hercegovinës

Gjeneral-nënkoloneli Gjurçinovski për vizitë zyrtare të forcave të armatosura të Bosnjë e Hercegovinës

 Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Shefi i Shtamadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë, sot në Sarajevë u takua me nikiqirin e tij, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës, gjeneral-kolonelin Senad Mashoviq.

Gjtatë takimit të gjeneralëve Gjurçinovski dhe Mashoviqi kanë biseduar për mundësitë për pasurimin e bashkëpunimit dyplësh të mbrojtjes, si dhe bashkëpunimin në edukimin ushtarak që po zhvillohet në qendrat për stërvitje në operacione për mbështetjen e paqes në Sarajevë dhe në Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun në Shkup.  

 

Siç infirmuan nga Ministria e Mbrojtjes, gjenerali Mashoviq ka shprehur falënderim për mbështetjen dhe shkollimin e kadetëve nga BeH-ja në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihaillo Apostollski" në Shlkup. Gjatë takimeve është theksuar bashkëpunimi i mirë tradicional në mbrojtje me pritje për mbështetje të mëtejshme dhe ndarjen e përvojave të ndërsjella midis dy armatave.

Bashkëpunimi dypalësh në fushën e mbrojtjes me Forcat e Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës po zhvillohet në fushën e edukimit ushtarak, pjesëmarjen në aktivitete  të përbashkëta stërvitore ndërkombëtare, kurse në Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, pjesëmarrje në Forcat Dedikuese Mjekësore Ballkanike dhe pjesëmarrje të përbashkët në nismat rajonale të sigurisë A-5 dhe B-9.

 Gjatë ditës së djeshme, delegacioni i Armatës i udhëhequr nga gjenerali Gjurçinovski do ta vizitojë edhe komandën e misionit të Bashkimit Evropian-Altea ku do të reallizojë takim me komandantin e misionit dhe do ta vizitojë kontingjentin e Maqedonisë së Veriut.  

 Foto: Ministria e Mbrojtjes

 

QËNDRONI TË LIDHUR