• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gjendet i vdekur gazetari i zhdukur i Bi-Bi-Si-së në ishullin grek, Simi

Gjendet i vdekur gazetari i zhdukur i Bi-Bi-Si-së në ishullin grek, Simi

Athinë, 9 qershor 2024 (MIA) - Gazetari britanik dhe prezantuesi i Bi-Bi-Si-së, i njohur me emisionin "Me beso, unë jam mjek" (Trust Me I'm a Doctor), Majk Mosli, i cili të mërkurën është zhdukur në ishullin e vogël grek, Simi, paradite është gjetur i vdekur, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas mediumeve greke, trupi i gazetarit 68-vjeçar është gjetur në një pjesë me shkëmbinj në afërsi të plazhit, ndërsa u zbulua me ndihmën e videomaterialeve të incizuara nga ekipet gazetareske.

Prefekti i ishullit Simi, Lefteris Papakalodukas, i cili ka marrë pjesë në kërkimin e gazetarit, për televizionin "Open" tha se me siguri është rrëzuar dhe ka vdekur.

"Isha në varkë, me të cilën shkuam ta gjejmë shpellën për të cilën thanë se është mundur të ketë shkuar. Kamerat kanë incizuar dhe kamera e ERT-së ka kapur një gjë, afër rrethojës, dhjetë metra afër plazhit. Njeriut kishte vdekur. Si është e mundur? Ka arritur deri te destinacioni i tij dhe në dhjetë metra nga plazhi, ku ka rreth 200 njerëz, askush nuk e ka parë. Ka ra dhe ka vdekur", tha Papakalodukas.

Mosli në ishull ka qenë në pushim së bashku me bashkëshorten dhe miqtë e tij, të mërkurën i humben gjurmët, pas çka filloi kërkimi, i cili me intensitet të madh ka zgjatur deri paradite.

Simi është ishull i vogël në pjesën jugore të Detit Egje, në afërsi të Rodosit dhe ka diçka më tepër se 2.500 banorë. bsh/

Foto: ERT

QËNDRONI TË LIDHUR