• e diel, 16 qershor 2024

Gjatë fundjavës spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

Gjatë fundjavës spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Qyteti i Shkupit informon se të shtunën dhe të dielën, në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektimi kundër larvave të mushkonjave.

"Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në kohën e njejtë", shtohet në kumtesën e sotme.

Njoftohen bletarët që të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR