• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gjatë fundjavës së kaluar nga VK Tabanoc kanë dalë mbi 29 mijë shtetas të RMV-së, ndërsa kanë hyrë mbi 14 mijë të huaj

Gjatë fundjavës së kaluar nga VK Tabanoc kanë dalë mbi 29 mijë shtetas të RMV-së, ndërsa kanë hyrë mbi 14 mijë të huaj

Kumanovë, 14 tetor 2024 (MIA) - Mbi 29.000 shtetas të RMV-së kanë dalë nga vendkalimi kufitar Tabanoc gjatë fundjavës së kaluar festive, njoftuan sot nga MPB-ja. Këtë fundjavë në vend nga kufiri verior kanë hyrë mbi 14.000 shtetas.  

Sipas të dhënave të Ministrisë së VK Tabanoc më 11 tetor, të premten kanë dalë 20.952 shtetas të Maqedonisë dhe 14.800 të huaj. Të shtunën frekuenca ka rënë në 5.946 qytetarë të RMV-së dhe 5.724 shtetas të huaj. Dje janë larguar 2.528 shtetas të RMV-së dhe 4.514 shtetas të huaj.

Në periudhën e njejtë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të premten, më 11 tetor, kanë hyrë 3.874 shtetas të RMV-së dhe 4.201 shtetas të huaj. Të shtunën më 12 tetor kanë hyrë 5.101 qyetarë të RMV-së dhe 5.097 të huaj. Më së shumti shtetas të RMV-së kanë hyrë dje, mbi 13.000 (13.635) dhe 4.718 shtetas të huaj. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR