• e diel, 28 korrik 2024

Gjatë ditës së djeshme janë shuar 25 zjarre

Gjatë ditës së djeshme janë shuar 25 zjarre

Shkup, 10 gusht 2023 (MIA)- Gjatë ditës së djeshme janë shuar gjithsej 25 zjarre në ambient të hapur në më shumë vende të territorit të Maqedonisë së Veriut, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Nga zjarret gjashtë janë në rrethinën  e Kumanovës, katër në rrethinën e Shkupit, nga dy janë në Ohër e Veles dhe nga një në Sveti Nikollë, Shtip dhe Gjevgjeli. Siç bëhet e ditur, është shuar zjarri në Novaci, Karbinci, Dollnen dhe Lozovë.

QMK apelon deri te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos shkaktojnë zjarre.

QËNDRONI TË LIDHUR