• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjatë ditës pritet të dërgohet kërkesa për ekstradimin e Palevskit nga Turqia

Gjatë ditës pritet të dërgohet kërkesa për ekstradimin e Palevskit nga Turqia

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Gjatë ditës pritet të përgatitet kërkesa për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë për Ljupço Palevskin - Pallço, i dyshuar i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskin, i cili dje u arrestua në Turqi.

Për MIA-n nga Minsitria e Drejtësisë informuan se për momentin por mblidhen informata dhe dokumentacion nga institucionet për zbatim të procedurës për ekstradim. Kur gjithçka të jetë gati, me siguri ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në konferencë për shtyp do ta informojë opinionin.

Ljupço Palevski - Pallço, i dyshuari i parë për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, dje u arrestua në Turqi, ndërsa për katër të tjerët e dyshuar gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup caktoi masë paraburgimi prej 30 ditëve me kërkesë të Prokurorisë themelore e cila hapi procedurë hetuese për dy vrasje në mënyrë të egër pas paraqitje së marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Këto janë informatat e fundit të cilat dje i kumtuan kompetentët lidhur me vrasjet e të miturës Vanja dhe qytetarit nga Velesi, Pançe, për të cilët pati paraqitje si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërkaq u gjendën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor.

Siç kumtuan dje nga Prokuroria themelore publike Shkup, procedura hetuese po zhvillohet ndaj pesë personave, prej të cilëve katër si bashkëkryes, kanë kryer vepra penale "rrëmbim" dhe dy vrasje në mënyrë të egër, një prej të cilave ndaj personit të mitur dhe një për shfrytëzim, përderisa i dyshuari i pestë u ka ndihmuar gjatë kryerjes së veprës penale rrëmbim të personit të mitur. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR