• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjatë bombardimeve izraelite është vrarë futbollisti palestinez Barakat

Gjatë bombardimeve izraelite është vrarë futbollisti palestinez Barakat

Kan Junis, 12 mars 2024 (MIA) - Futbollisti palestinez Mohamed Barakat është vrarë gjatë bombardimeve të djeshme izralite në shtëpinë e tij në Kan Junis gjatë luftës së vazhdueshme në Gazë, bëjnë të ditur mediat arabe.

Futbollisti tre herë ka përfaqësuar reprezentacionin e Palestinës i njohur si "legjenda e Kan Junisit" - klub lokal i të rinjve.

Tridhjetë e nëntë vjeçari Barakat është lojtari i parë nga Gaza që ka shënuar të paktën 100 gola, me 114 gola për ekipin e Kan Junis, ekip në të cilin ishte kapiten i ekipit.

Ai luajti në shumë klube në Bregun Perëndimor dhe në Jordani, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Ahli Gaza, klub lokal palestinez.

Një numër i madh i sportistëve palestinezë duke përfshirë dhe futbollist dhe basketbollistë, janë vrarë në muajin e parë të luftës e cila filloi me 7 tetor. rq/

Foto: footballpalestine.com

 

QËNDRONI TË LIDHUR