• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjatë bastisjes në Kërçovë gjendet drogë, arrestohen dy persona

Gjatë bastisjes në Kërçovë gjendet drogë, arrestohen dy persona

 Shkup, 18 korrik 2025 (MIA) -  Nëpunësit policorë të Zyrës së Çështjeve të Jashtme Kriminalistike në Kërçovë  dje pasdite e privuan nga liria E.P. (30) dhe A.P. (60) nga Kërçova.

 Siç informon MPB, gjatë bastisjes së shtëpisë së tyre, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Kërçovë, në shtëpi u gjetën dhe u sekuestruan një qese me një materie pluhurore të bardhë dhe peshore. Ndërsa, në një pusetë para shtëpisë u gjetën dhe u sekuestruan 51 pako më të vogla me një materie pluhurore dhe dy pako najloni më të mëdha me një materie kokërzorre të bardhë.

 Të dy u ndaluan në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR